Andrea Pirlo do vijojë të jetë në krye të Juventus. Humbja me Milanin lëkundi pozitat e trajnerit, që u përfol se do zëvendësohej në këto ndeshje nga zëvendësi I tij, Igor Tudor. Në qëndrën stërvitore të Juventus, drejtuesit më të lartë të Zonjës janë mbledhur këtë mesditë duke vendosur mos lëvizin trajnerin.
Duket se besimi që Agnelli me stafin I kanë dhënë trajnerit lidhet me sfidat deçizive në garën për një vend në zonën evropiane. Tanimë thashethemet marrin fund, me Pirlon që është konfirmuar pak më herët. Sky Sport konfirmon lajmin për qëndrimin e Maestros, ndërsa pozita e tij në fundin e këtij sezoni është e lëkundur.