Dy humbje në dy ndeshjet e fundit. Kjo ka bërë që Presidenti i Tiranës, Refik Halili të mbledhë ekipin. Ai u ka kërkuar lojtarëve fitore në ndeshjen e rradhës ndaj Vllaznisë, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Numri një i bardhebluve ka takuar të gjtihë futbollistët, teksa mesazhet kanë qënë të qarta edhe për liderët e ekipit.Kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit, e tanimë nuk ka më kohë për të humbur. Tirana kërkon të shpëtojë sezonin, me edicionin futbollistik që pa patur shumë probleme, e po ashtu edhe ulje-ngritje.
Halili ka besim te ekipi, me kthesën që duhet të vijë që nga ndeshja e rradhës me Vllazninë. Natyrisht, shkodranët kryesojnë kampionatin, por në kampin e kampionëve në fuqi të vendit e dijnë mirë se ekipet e forta duhen mposhtur. Kryeqytetasit renditen në vendin e gjashtë me 26 pikë, shtatë më pak se Teuta e vendit të 3-të.