Gazetari sportiv Gëzim Sinemati e konsideroi takimin e sotëm të qeverisë shqiptare, me FSHF-në dhe presidentët e klubeve si “mbledhje Komiteti Ekzekutiv me fytyra të reja”. Në emisionin “Procesi Sportiv” të “Top Channel” ai shtoi se takimi ishte i tejfryrë në premtime.
“Mund të ishte arritur më shumë. Me zotin Sinan (administratori i Flamurtarit) fola tha se është optimist. Takimi patime pretendime të mëdha, jo siguri, jo modernizim. S’e kuptova atë trekëndësh që u reklamua shumë. M’u dukën si anëtar Komiteti Ekzekutiv me fytyra të reja” u shpreh Sinemati.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.