Mbjellja e barit për klubet e Superligës shqiptare në mes të kampionatit është kthyer në modë. Shumica e skuadrave si Teuta, Laçi apo edhe së fundmi Vllaznia kanë vendosur që të mbjellin barin në stadiumet e tyre. Teuta dhe Laçi prej disa ndeshjesh luajnë jashtë fushës së tyre, ndërsa sot ka mjellë barin edhe Vllaznia.
Në Shkodër duan të shfrytëzojnë pauzën e kampionatit nga ndalesa e kombëtareve në mënyrë që të luajnë në shtëpi ndeshjet e ardhshme. Sfida pas Kombëtareve është ndaj Dinamos, por specialistët e fushës do të monitorojnë dita pas dite ecurinë e barit. Vllaznia rrezikon që takimin ndaj bluve të kryeqytetit ta luajnë larg Shkodrës, por një e tillë ngelet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.