Kylian Mbappe, në një prononcim të dhënë për mediat, është shprehur ndër të tjera edhe për Mauro Icardin. 20 vjeçari ka thënë se njerëzit jashtë fushe e gjykojnë atë pa e njohur, por ai është një person shumë interesant dhe me PSG-në do shënojë shumë gola.
Icardi? Unë e shoh shumë mirë. Njerëzit e gjykojnë atë për atë që bën në fushë jashtë fushe pa u munduar ta njohin me të vërtetë personin. Për mua ai është një djalë shumë interesant, por edhe i ndrojtur. Mauro po jep shumë për fanellën e PSG-së. Ai do të shënojë shumë gola për ne”, është shprehur Mbappe.