Largimi i Mauro Icardit nga Interi në fund të sezonit duket e pashmangshme. Sulmuesi argjentinas është kthyer titullar me skuadrën, por kjo nuk e përjashton një largim të tij në fund të sezonit. Sipas mediave italiane Interi e ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për Edin Dzekon e Romës. Sulmuesi boshnjak është vënë në shenjestër të klubit zikaltër dhe pritet që drejtuesit e klubit të bëjnë një ofertë për të. Raportet e tij me Romën nuk duken të mira dhe pritet që të largohet, por ofertat për të nuk mungojnë as nga disa klube nga Premier League.