Përjashtim të përjetshëm. Është ky vendimi që ka dhënë Fifa për gjyqtarin nga Gana Joseph Odartei Lamptey i cili akuzohet se ka manipuluar rezultatin e sfidës kualifikuese për Botërorin Rusi 2018 mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit që përfundoi me fitoren 2-1 të Bafana Bafana.
amptey është shpallur fajtor nga istancat më të larta të qeverisë së futbollit botëror se ka ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultatin e sfidës së luajtur 19 Nëntorin e kaluar dhe tashmë gjasat janë që ndeshja mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit të përsëritet edhe pse Fifa nuk ka dalë ende me një vendim zyrtar. Lamptey është vendosur në qëndër të akuzave pasi ka akorduar një penallti inekzistente në favor të vendasve.
Në minutën e 41-të, të sfidës gjyqtari ganez e drejtoi dorën drejt pikës së bardhë të penalltisë, pasi e cilësoi me si prekje me dorë topin e ndalur me gju nga mbrojtësi i Napolit, Koulibaly. Pamjet filmike tregonin qartë se arbitri kishte gabuar, me vendimin e Lamptey që u kontestua ashpër nga futbollistët e përfaqësuses senegaleze. 11-metërshi u kthye në gol nga Hlatshwayo ndërsa Serero për Afrikën e Jugut dhe Ndoye për miqtë fiksuan shifrat përfundimtare të këtij takimi në 2-1.
Pas analizimit të pamjeve filmike Lamptey është shpallur fajtor se komisioni i Disiplinës në Fifa i cili e ka përjashtur përjetë arbitrin ganez nga cdo event sportiv si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në atë kombëtare./ Supersport.