Javi Martinez mund të largohet nga Bayern Munchen. Sipas “Goal.com”, spanjolli i kampionëve të Gjermanisë nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa mësohet se po diskutohet një “divorc” i mundshëm mes tyre.
31-vjeçari kishte arritur akordin për t’u larguar këtë merkato vere, por ende s’ka marrë miratimin e drejtuesve. Zhvillime të reja priten në vazhdim për të ardhmen e lojtarit.