Në konferencën e sotme për shtyp për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës, trajneri i Partizanit Skënder Gega doli me futbollistin Emmanuel Mensah. Tekniku i të kuqve u tregua shumë i ashpër me vendimin e Komisionit të Disiplinës për përjashtimin e tifozëve të 15-herë kampionëve të Shqipërisë.
“Mungesa e Ibrahimit ndikon te ndryshimi i formacionit? Asnjë ndryshim në formacion. Do të mbetet ai që ka qenë.
Atmosfera para Teutës? Më vjen mirë. Më pëlqen. E dua një atmosferë e tillë. Unë nuk bëj thirrje nga Facebook-u që të vijnë tifozët në stadium. Unë u bëj thirrje nga këtu (konferenca për shtyp).
Dënimi Disiplinës? Të përqafosh lojtarin që shënon nuk është dhunë. S’kishte arsye përse te dënoheshin tifozët. S’e dija që e kishin kaq shumë frikë Partizanin. Po na dëmtojnë se di pse janë kapur me ne. Po qe tre adoloshentë hynë në fushë adoleshentë dhe s’bënë asgjë të keqe. S’mund ta quash dhunë. Ata nuk po bënin asnjë gjë të keqe. Ishte një çast lumturie.
Marrëdhënia me Federatën? Asnjë gjë nuk ndryshon mbetet ajo që është.
Falja e Albanit vë në dyshim autoritetin e trajnerit dhe klubit? Po e përsëris: ai gaboi jashtë fushe Trashi bëri sjellje të pahijshme brenda në fushë. Albani në fushë ka qenë ekselent dhe dënimi ishte të luante pa shirit. Albani është lojtar profesionist dhe duhet të punojë me mend.
Ndryshimi i shiritit të kapitenit? Ndërrimi i tij nuk asnjë rëndësi nga ndeshja në ndeshje”, deklaroi Gega.