Marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh, por ditën e sotme është bërë zyrtare nga klubi i Bylisit. Mrojtësi sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, ndërsa gjatë merkatos së janarit u bashkua me Kastriotin duke bërë një sezon të shkëlqyer.
Ndreca ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ballshiotët duke forcuar kështu prapavijën e skuadrës së sapongjitur në Superligë. Në ditët në vijim pritet të bëhet prezantimi i dhe i lojtarit tjetër, Mëllugja.