Milot Rashica pritet të qëndrojë sërish te Werder Bremen në Bundesligë. Sulmuesi i Kosovës ka qenë në negociata me Aston Villan në Premier Leaguen angleze, teksa paga ka qenë pika ku palët kanë ngecur. Anglezët nuk kanë plotësuar kërkesën e sulmuesit, ndërsa lojtari pritet të qëndrojë sërish në kampionatin gjerman.
Gjatë merkatos së verës, emri i lojtarit ka qenë i lidhur me një kalim edhe në Serie A, ndërsa vetë futbollisti është rikthyer në stërvitje me gjermanët. Rashica ka qenë një ndër protagonistët kryesor sezonin e fundit, duke ia dalë të shpëtojë të tijtë nga rënia një kategori më poshtë.