Mund të jetë ndoshta lojtari më punëtor i Francës, Antoine Griezmann është dirigjenti i kësaj skuadre në fushën e lojës. Pas ndeshjes me Marokun në intervistën e dhënë për L’Equipe, ai përgëzoi kundërshtarët për performancën dhe po planifikon që tani finalen kundër Argjentinës të dielën.
-Do të luash finalen e dytë rradhazi. A je në dijeni të performancës fantastike dhe si ishte eksperienca juaj sot?
Pas ndeshjes me Belgjikën në 2018-tën, unë po qaja por tani jam më i fokusuar. Jam duke menduar që tani për të dielën, këmbët e mija janë në tokë. Duhet të jemi të fokusuar, të rikuperohemi mirë dhe të përgatitemi për finalen që nesër.
-Kush ishte çelësi i fitores?
Marokenët më impresionuan, ata punuan shumë mirë taktikisht, defensivisht dhe ofensivisht. Na hapën shumë probleme, trajneri e kuptoi dhe bëri një ndryshim. Futja e Marcus Thuram në krahun e majtë na ndihmoi, pasi Theo kishte nevojë për ndihmë për të mbrojtur. Pastaj, fakti që shënuam herët e hapi lojën për ne dhe goli i dytë na dha qetësinë.
-Si e sheh finalen kundër Messit?
Kur një skuadër ka Messin brenda, është komplet ndryshe. I kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet, e dimë si luajnë. Është një skuadër shumë e vështirë, janë në një formë të mirë. Kanë një grup të bashkuar ashtu si ne. Nuk do të jetë e lehtë, ata do të kenë mbështetësit e tyre. Nesër do të shohium se çfarë mund të bëjmë.”- tha fantazisti.