Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo, ka folu në një intervistë të dhënë për prestigjozen “Marca” se ai nuk ka asnjë arsye të largohet nga kampionët e Europës, pasi ka shumë besim tek vetja e tij.
Megjithatë, nëse vjen dita kur Madridi nuk do e dëshirojë më, atëherë ai do të shkojë.
“Të largohem nga Real Madrid asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje. Unë besoj tek vetja ime më shumë se ç’do kush tjetër dhe kështu që nuk kam arsye të largohem. Nëse kjo ndodh, le të më paguajmë dhe jemi në rregull. Unë besoj tek vetja, tek puna ime, por nëse vjen dita kur Madridi nuk më do më mua, atëherë unë do të largohem”, ka thënë ndër të tjera Marcelo.