Të dielën, do të zhvillohet edicioni i katërt e Maratonës të Tiranës. Bashkia e kryeqytetit është organizatore e këtij eventi për të cilin janë marrë masat e nevojshme. Njerëz nga e gjithë bota kanë zbarkuar në Tiranë dhe janë gati për të provuar forcat e tyre Gjysmë-Maratonën dhe në atë të plotë.
Ndërkohë plot 18 sportistë janë favoritë për t’u shpallur fitues në këto gara ku do të ketë edhe çmime për 3 vendet e para. Në sy bie atletja kampione Luiza Gega, e cila ka mundësi të triumfojë në të dy garat.