Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Shkëndija ndryshon strukturën drejtuese, emërime të reja në klub

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkëndija ndryshon strukturën drejtuese, emërime të
Shkëndija

Shkëndija ka njoftuar disa ndryshime në strukturën menaxheriale dhe në Departamentin Sportiv të klubit, Valdrin Uka është emëruar Menaxher i Përgjithshëm i klubit, duke marrë përgjegjësi të reja në drejtimin dhe menaxhimin ekzekutiv të Shkëndijës.

Ndryshime ka edhe në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, i cili deri tani mbante postin e Drejtorit të Shkollës së Futbollit, është emëruar Drejtor Sportiv pas largimit të Ardian Cuculit . Ndërkohë, Festim Ademi do të marrë detyrën e Drejtorit Teknik të Departamentit të Sportit.

Selimi dhe Ademi do të bashkëpunojnë ngushtë në menaxhimin e çështjeve sportive, me synimin për të forcuar strukturën e klubit, përmirësuar organizimin dhe garantuar mbarëvajtjen e Shkëndijës në periudhën e ardhshme.

Klubi thekson se këto ndryshime përfaqësojnë vazhdimësinë dhe zhvillimin e strukturës së brendshme, duke konfirmuar besimin te kuadrot e formuara brenda organizatës dhe synimin për të promovuar profesionistë të përgatitur në pozicione të rëndësishme drejtuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija)

Poll

Lexo gjithashtu