Ebrima Gaye është futbollisti më i ri i KF Arsimi. Sulmuesi 23-vjeçar është larguar nga Ballkani, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Tek klubii ri, lojtari me origjinë nga Gambia do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit 2026/2027. Ndërsa klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, verdhezinjtë e KF Arsimit e prezantojnë si përforcim të rëndësishëm për ofensivën.
NJOFTIMI:
KF Arsimi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e ri në skuadër Ebrima Gaye, sulmues qëndrorë nga Gambia. Sulmuesi shtatëlartë 1,93 vjen nga rradhët e Ballkanit, ndërsa më herët ka luajtur me BST Galaxy në Gambi, dhe CasaSports në elitën senegaleze! 23 vjeçari vjen të përforcojë edhe më shumë sulmin verdh e zi, ndersa ne i urojmë sa më gola me fanellën tonë!
View this post on Instagram






