Bledi Shkëmbi dhe logoja e klubit të Lille në Francë
Klubi i Strugës, ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Andi Demiri, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Bledi Shkëmbi për sezonin e ri në kampionat dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.
19-vjeçari ka luajtur me Lille U19, ndërsa ka eksperiencën e mjaftueshme për të bërë mirë te skuadra shqiptare.
Mosha e re dhe përvoja në Francë me një nga akademitë më të mira në tokën transalpine jep shpresë dhe rrit opsionet për trajnerin Shkëmbi, aty ku objektivi është titulli kampion.
Pas 5 javësh në kampionatin maqedonas, Struga mban vendin e 2-të me 10 pikë, 5 më pak se Shkëndija kryesuese.
View this post on Instagram
Poll






