Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ I doli emri në Superiore, ish-trajneri i Flamurtarit merr drejtimin e ekipit të Premier Ligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ I doli emri në Superiore, ish-trajneri i Flamurtarit merr
Shpëtim Duro dhe Jeton Beqiri

Jeton Beqiri është trajneri i ri i FK Gabala. Pasi mbylli aventurën e tij me Shkëndijën e Tetovës, tekniku 44-vjeçar ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri me ekipin e Premier Ligës azere.

Me klubin nga Azerbajxhani, Beqiri ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërsa ka opsionin e rinovimit edhe për dy vite të tjera.

Pas largimit nga Shkëndija e Tetovës, Beqirit i doli emri edhe në disa ekipe të Superiores. Por, 44-vjeçari preferoi të refuzonte, teksa sot nisi aventurën e re në Azerbajxhan.

Beqiri ka një karrierë interesante si trajner të nisur në Tetovë me Dritën e Bogovinës. Më tej, ka drejtuar skuadra si Gostivari, Shkëndija e Tetovës, Flamurtari (asistent), Renova, Struga dhe Bylis.

 

Lexo gjithashtu