Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Furtunë në kampionat, ekipi shqiptar “i ha kokën” trajnerit një muaj pas emërimit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Furtunë në kampionat, ekipi shqiptar “i ha
Cristian Fabbiani

Cristian Fabbiani nuk do të jetë më trajneri i Vardarit. Klubi maqedonas e ka ndarë pak minuta më parë vendimin drastik për largimin e argjentinasit nga kjo detyrë, ndërsa drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për pasuesin e tij.  

Si rezultat i performancave të dobëta, u vendos që Fabbiani të shkarkohet. Një fitore dhe një humbje në dy javët e para të kampionatit, shoqëruar këtu edhe me paraqitjet zhgënjyese në dy ndeshjet kualifikuese përballë Rigës, të dyja të humbura, ishin "fatale" për trajnerin Fabbiani.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e tij në krye të Vardarit u mbyll me humbjen në shtëpi ndaj Shkëndijës, 0-2. Ai u emërua në krye të klubit më 1 korrik të këtij viti, pra një muaj më parë, çfarë konsiston me një qëndrim afatshkurtër në këtë detyrë. 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu