Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Florin Bratu e nxorri “rrufe” nga Partizani, sulmuesi befason me zgjedhjen për klubin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Florin Bratu e nxorri “rrufe” nga Partizani, sulmuesi
Besar Gudjufi

Besar Gudjufi është futbollisti i ri i Tikves. Sulmuesi vendosi që të nisë një aventurë të re në kampionatin maqedonas, pas eksperiencës së fundit në Superiore me Partizanin.

Ashtu siç u raportua nga "Newsport.al" pak javë më parë, 22-vjeçari e ndërmori këtë zgjedhje pasi nuk ishte në planet e trajnerit Florin Bratu, që "firmosi" dhe largimin për lojtarin. 

Pasi shkëputi kontratën "Demat e Kuq", e cila ishte aktive deri në vitin 2029, u përfol se Gudjufi pati bisedime me ekipin e Drenicës në Superligës së Kosovës, por duket se sulmuesi nuk është bindur për këtë destinacion dhe ka zgjedhur të transferohet në Maqedoninë e Veriut.

Momentalisht, Tikves mban vendin e parë në renditjen e kampionatit maqedonas dhe me afrimin e Gudjufit në sulm rrisin cilësitë në repartin ofensiv.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu