Edlir Tetova dhe Sebastjan Spahiu
Klubi i Shkëndijës së Tetovës, ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit anësor Sebastjan Spahiu. Edhe pse 26-vjeçari kishte kontratë deri në verën e vitit 2027 me kuqezinjtë nga Maqedonia e Veriut, palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.
Kjo zhvendosje e sulmuesit, vjen pak ditë para ndeshjes së kthimit kundër Hibernian në Conference League, raundi i 3-të.
Në sezonin 2023-2024, Spahiu fitoi dopietë trofesh te Egnatia, Superioren dhe Kupën e Shqipërisë, periudhë kur ekipi rrogozhinas drejtohej nga trajneri Edlir Tetova.
View this post on Instagram
Poll






