Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

VIDEO/ U konsiderua “motor” te ekipi kryeqytetas, mesfushori bën Tiranën të “pendohet” për largimin! I papërmbajtshëm në “derbi”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U konsiderua “motor” te ekipi kryeqytetas, mesfushori
Rafa te Tirana, sezoni 2025-2026

Mesfushori brazilian, Rafa u largua çuditërisht nga Tirana gjatë kësaj merkato verore. Edhe pse u konsiderua “motor” në skuadrën bardheblu gjatë sezonit të kaluar, ndryshe nga sa prodhoi grupi në përgjithësi (rrezikuan mbijetesën në Superiore), 26-vjeçari vendosi të bashkohej me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Në “derbin” kundër Vardarit, e fituar 2 – 0 prej tetovarëve, Rafa zhvilloi paraqitje të jashtëzakonshme, edhe pse u fut në fushë vetëm përgjatë pjesës së dytë.

Pikërisht kur braziliani u inkuadrua në lojë, Shkëndija ndryshoi “marsh”. Në rrjetet sociale, mesfushori ka postuar videon e rasteve kur ai ishte protagonist në fushë, ndërsa rendimenti i Rafës bën që Tirana të “pendohet”.     

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rafael Freitas ® (@_rafafreiitas)

  

Poll

Lexo gjithashtu