Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të javës së shtatë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë prodhuar të njëjtat rezultate.
Shkëndija e Tetovës është ndalur në barazim 2-2 në transfertë përballë Arsimit. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Ibrahimi në minutën e 18-të dhe Meliqi në të 29-tën. Mirëpo, kundërpërgjigjia e vendësve erdhi në minutën e 45'+1 nga Contreras i cili shënoi gjithashtu dhe të 4-tin e sfidës për t’i dhënë një pikë të tijëve.
Ndalet po ashtu edhe Struga e Bledi Shkëmbit përballë Tikves, 2-2. Fillimisht ishte Lucianinho që shënoi të parin e sfidës për pritësit e duelit në të 12-tën minutë, përpara se Agamah të rikthente ekuilibrat në minutën e 18-të. Goli i avantazhit për miqtë vjen në minutën e 43-të nga Radeski, përpara se Renatinho të vendoste gjithçka në baraspeshë.
Me nga një pikë për secilën skuadër, Shkëndija mban vendin e parë të klasifikimit me 16 pikë, ndjekur nga Struga me 14. Sa i takon Tikves, skuadra mban pozitën e 3-të me 12 pikë, ndërsa Arsimi i 6-ti me 7 pikë.
GOLAT:
View this post on Instagram
View this post on Instagram






