Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

TRAGJIKE! Aksident i rëndë, humb jetën mesfushori 21-vjeçar i klubit nga Tetova

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE! Aksident i rëndë, humb jetën mesfushori
Daniel Nikolovski

Futbolli në Maqedoninë e Veriut është në zi pas ndarjes tragjike nga jeta të Daniel Nikolovskit. Futbollisti 21-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nga qafa e Strazhës drejt Gostivarit.

Lajmi i hidhur u konfirmua nga FC Teteks, klubi ku Nikolovski ishte rritur si futbollist dhe kishte qenë pjesë si e akademisë, ashtu edhe e ekipit të parë.

Në reagimin e tij, klubi nga Tetova i dha lamtumirën të riut me fjalë prekëse, duke theksuar se Daniel Nikolovski do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Teteksit. Vdekja e parakohshme e 21-vjeçarit ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv në Maqedoninë e Veriut.

“Ai do të kujtohet gjithmonë si pjesë e familjes sonë Teteks dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë”, shkruan klubi i Teteks. 

 

Poll

Lexo gjithashtu