Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkëndija mposht bindshëm Vardarin në transfertë, ndalet Struga e Bledi Shkëmbit

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija mposht bindshëm Vardarin në transfertë, ndalet
Fabrice Tamba

Janë zhvilluar pasditen e sotme, dy ndeshjet e radhës të javës së dytë në kampionatin maqedonas. Shkëndija e Tetovës mori fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur në transfertë Vardarin, 0-2. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Tamba që realizoi dopietë personale në minutën e 52-të dhe 76-të.

Në anën tjetër,  Struga e Bledi Shkëmbit është ndalur në barazimin 1-1 po në transfertë, duke marrë vetëm një pikë përballë FK Skopje. Golat në këtë takim u shënuan nga Maleski (55’) dhe Berovikj (71’).

Me këtë sukses, Shkëndija mban vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve, po aq sa dhe Tivkes i vendit të parë. Në anën tjetër, Struga pikën e marrë qëndron në vendin e katërt, teksa Vardari në të 6-tin.

NDESHJET E TJERA TË JAVËS SË 2-TË:

Shkëndija Haraçinë 1-1 Sileks

Bashkimi 0-5 Tikves 

Bregalnica Stip 4-0 Arsimi

Poll

Lexo gjithashtu