Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkëndija i “falet” Ibrahimit për tri pikët, Vardari luan “poker” ndaj Sileks

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija i “falet” Ibrahimit për tri pikët, Vardari
Shkëndija

Janë zhvilluar ditën e sotme dy ndeshjet e javës së katërt në kampionatin maqedonas. Vardari ka mposhtur në shtëpi Sileks, duke fituar me “poker” golash, 4-1. Golat për Vardarin u shënuan nga Danev, Manevski, Miguel Pires dhe Ediz Spahiu, ndërsa për miqtë mendoi Angjeleski.

Sa i takon supersfidës së mbrëmjes, Shkëndija e Tetovës ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 Strugën. Fillimisht ishte Fahd Ndzengue që shënoi në minutën e 29-të, ndërsa në të 35-tën, kuqezinjve iu anulohet një gol për pozicion të parregullt.

Maleski në minutën e 58-të kthen baraspeshën në radhët e ekipit të Bledi Shkëmbit. Për epërsinë dhe tri pikët e Shkëndijës mendon Besart Ibrahimi, nga pika e bardhë në minutën e 86-të.

Me këto rezultate, Shkëndija vijon kryesimin me 12 pikë, teksa Struga mbetet në vendin e 4-të me 7 pikë. Sakaq, Vardari shkon në kuotën e 6 pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Sileks në vendin e 3-të me 7 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu