Shkëndija e Tetovës - Tikves
Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Në këto dy duele pati surpriza, teksa u shënua një total prej 5 golash.
Surprizë e madhe ishte humbja në shtëpi e Shkëndijës së Tetovës. Ekipi kuqezi u mposht në mënyrë të papritur me shifrat 1-3 nga Tikves, me këta të fundit që shkojnë në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë. Ndërsa Shkëndija e Tetovës mbetet në krye me 15 pikë.
Në krahun tjetër, Shkëndija e Haraçinës fitoi pastër dhe me rezultat minimal në transfertë ndaj Bregalnica. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 0-1. Shkëndija e Haraçinës ngjitet në vendin e 4-t me 10 pikë, ndërsa me 6 të tilla, Bregalnica mbetet e 8-ta.
Poll






