Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Mjafton dopieta e ish-it të Superiores, Shkëndija merr fitore me vuajtje në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Mjafton dopieta e ish-it të Superiores, Shkëndija merr fitore me
Enis Fazlagiq

Shkëndija e Haraçinës ka mposhtur në transfertë Bashkimin, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Sfida e zhvilluar në Kumanovë përfundoi me rezultatin 1-2.

Dopieta e Enis Fazlagiq, afrimi i verës nga ekipi i Vorës në Superiore, rezultoi deçizive për fitoren e Shkëndijes.

Mesfushori shënoi fillimisht në minutën e 8-të, ndërsa vendasit barazuan përmes Ribeiros në të 25-tën. Pak momente para fundit të pjesës së parë, sërish Fazlagic gjen të dytin personal dhe vendimtarin për tri pikët.

Me këtë rezultat, Shkëndija e Haraçinës katapultohet në kuotën e 7 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa Bashkimi mbetet ende pa pikë në vendin e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu