Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

MAQEDONIA E VERIUT/ Dueli që dhuroi 6 gola, Bashkimi “shpëton” pikën në “frymën e fundit” përballë Vardarit

Shkruar nga NEWSPORT
MAQEDONIA E VERIUT/ Dueli që dhuroi 6 gola, Bashkimi
KF Bashkimi

Bashkimi dhe Vardari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e zhvilluar në Kumanovë përfundoi me rezultatin 3-3.

Ishte fillimisht Ismaili që gjeti golin e parë të sfidës në minutën e 21-të, përpara se Da Silva të dyfishonte në të 33-tën. Babunski ngushtoi diferencat ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Në të dytën, vazhdon “festivali” i golave, me Zakaric që përmbys rezultatin duke shënuar në minutat e 70-të dhe 72-tën. Në “frymën e fundit” mendon Saiti, me dy skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë. Kështu, Vardari mban vendin e 4-të me 11 pikë, ndërsa Bashkimi qëndron në “zonën e ftohtë”, vendi 9-të me 4 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu