Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Klubi shqiptar tallet me Manchester United! Zbulohet arsyeja dhe vjen propozimi i veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi shqiptar tallet me Manchester United! Zbulohet arsyeja dhe vjen propozimi
Ekipi i Shkëndijës dhe Manchester United

Me fitoren 2 – 0 kundër Sileks në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës ka arritur 5 ndeshje radhazi me triumf, 3 nga ky sezon i ri dhe dy nga 2025-2026.

Me këtë “rast”, klubi tetovarë ka gjetur kohën dhe mënyrën për t’u tallur me gjigantin anglez të Manchester United, përmes tifozit “ikonik” Frank Ilett. Ky i fundit, prej afro 700 ditësh ka mbetur pa qethur, për shkak të premtimit se do presi derisa Manchester United të arrijë 5 fitore radhazi.

“5 fitore radhazi… ndoshta është koha të ndryshosh ekipin”, postimi i Shkëndijës, adresuar tifozit Frank Ilett, i cili në rrjetet sociale njihet si “the united strand”.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija)

    

Poll

Lexo gjithashtu