Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ka dritë në fund të “tunelit” për Sileks, sulmuesi i nxjerr nga “humnera e rënies”

Shkruar nga NEWSPORT
Ka dritë në fund të “tunelit” për Sileks,
Sileks

Sileks dhe Bregalnica Stip kanë barazuar në duelin e vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Autogoli i Hadzi-Kimov që në minutën e 7-të, hapi “serinë” e golave dhe me avantazhin e vendësve u mbyll dhe pjesa e parë. Në të dytën, Stojanov dhe Mascoe përmbysin rezultatin për miqët, mirëpo Mishov shpëton Sileksin nga humbja duke i dhuruar të tijëve një pikë.

Me këtë rezultat, 2-2, Sileks shkëputet disi nga pozitat e rënies duke shkuar në 8 pikë, po aq sa dhe Bashkimi. Në anën tjetër Bregalnica mbetet e 8-ta me 7 pikë.

 

Poll

Lexo gjithashtu