Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ekipet shqiptare zbresin në fushë! Bledi Shkëmbi pret reagim karshi “armiqve”, pas barazimit në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet shqiptare zbresin në fushë! Bledi Shkëmbi pret reagim
Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi

Ditën e sotme janë planifikuar dy ndeshje në javën e 3-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Në orën 16:30, Struga e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, gjen përballë kampionët, Vardarin.

Dueli në fjalë merr “nuanca më të ndezuar”, pasi tifozeria dhe klubi i Vardarit e kanë shprehur hapur “armiqsinë” e tyre ndaj shqiptarëve. Ekipi strugan vjen nga barazimi 1 – 1 në Shkup, ndërsa pas 2 javësh, grumbullon 4 pikë.

Prej orës 19:00, Shkëndija e Tetovës do të jetë gati për “aksion” ndaj Bregalnica Stip. Deri në këtë pikë, tetovarët i kanë pikët e plota dhe me golavarazhin 5:0, perfekt.    

Poll

Lexo gjithashtu