Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

E BUJSHME/ Klubi kryeqytetas në krizë totale, “bardheblutë” thirrje publike biznesmenëve: Jeni të mirëpritur për investime!

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Klubi kryeqytetas në krizë totale,
Tifogrupi "Shvercerat" dhe tifogrupi "Tirona Fanatics"

Klubi i Shkupit po kalon një moment tepër të vështirë. Sezonin e fundit bardheblutë e kryeqytetit në Maqedoninë e Veriut grumbulluan vetëm 1 pikë, duke rënë nga elita e futbollit.

Mirëpo, situata është alarmante, ndërsa së fundmi klubi shkupjan ka reaguar në rrjetet sociale. Shkupi u bën thirrje biznesmenëve të qytetit që në këtë periudhë tepër të vështirë t’i vijnë në ndihmë klubit me investime.

REAGIMI:

Të nderuar biznesmenë të Shkupit, Klubi ynë po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë. Pas marrjes së klubit nga pronësia e mëparshme, kemi trashëguar shumë borxhe dhe probleme të akumuluara. Megjithatë, tashmë kemi nisur një proces serioz për stabilizimin dhe rimëkëmbjen e klubit.

Për të ardhmen e FC Shkupit, kemi nevojë për njerëz dhe biznese që besojnë në këtë klub dhe janë të gatshëm të jenë pjesë e rrugëtimit tonë. Shumë shpejt do të fillojmë me reklamat në të gjithë stadiumin, ndërsa në fanellat e reja do të vendosen logot e sponsorëve që do të qëndrojnë pranë klubit në këto ditë të vështira.

Si kryesi e klubit, ju garantojmë 100% transparencë në çdo bashkëpunim. Çdo biznesmen që dëshiron të investojë dhe të ndihmojë FC Shkupin do të jetë i mirëpritur. Shkupi është i të gjithëve. Tani është koha të bashkohemi dhe ta rikthejmë klubin aty ku e meriton!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Football Club Shkupi (@fcshkupi1927)

Poll

Lexo gjithashtu