Bledi Shkëmbi kundër Shkëndijës së Tetovës
Sot prej orës 19:00, do të zhvillohet “derbi” mes ekipeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Struga do të përballet me Shkëndijën në Tetovë, e vlefshme për javën e 4-të në kampionat.
Në kampin e ekipit strugan, ata drejtohen prej Bledi Shkëmbit, emër i njohur në futbollin shqiptar si lojtar dhe trajner. Interesante është se Shkëmbi nuk ka fituar kurrë me Strugën ndaj Shkëndijës, 1 barazim dhe 3 humbje.
Fituesi nga kjo përballje i mundëson kryesimin përkohësisht në kampionat, ndërsa deri tani, kuqezinjtë nga Tetova janë të vetmit me pikë të plota, 9 të tilla dhe golavarazh 9:1.
Poll






