Vetëm pas një viti dhe disa ditë para ndeshjes së kthimit kundër Hibernian në raundin e 3-të të Conference League, sulmuesi Sebastjan Spahiu vendosi krejt papritur të largohet nga Shkëndija e Tetovës.
Palët ranë dakord që kontrata të ndërpritej. Por nga Maqedonia e Veriut kanë zbuluar arsyen e vërtetë që çoi drejt kësaj “ndarje” të parakohshme.
Sipas “infosportmk”, Spahiu ka “shpërthyer” kundër trajnerit Artim Pollozhani, pasi ky i fundit nuk i dha asnjë minutë ndaj Hibernian, takim i mbajtur në Skoci, Conference League. Kjo situatë, duket se ka “mbushur kupën” për 26-vjeçarin.
Spahiu ka zhvilluar një ndeshje me Kombëtaren shqiptare, konkretisht ndaj Gjeorgjisë në 2024, ndërsa ka fituar Superioren dhe Kupën e Shqipërisë te Egnatia, sezoni 2023-2024.
View this post on Instagram






