Në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë, Maqedonia kërkon një nisje të mbarë të kualifikueseve për në Botëror. Mesfushori Ostoja Stjepanoviç, i cili ka karrierë të gjerë në skuadra me emër në Europë, flet në prag të ndeshjes kundër kuqezinjve. Ai kalon vëmendjen në skuadrën e tij dhe kërkon rezultatin pozitiv të hënën.
“Atmosfera në ekipin tonë kombëtar është e lartë. Do të përpiqemi të fitojmë terren ndaj Shqipërisë. Në këtë cikël eliminator qëllimi ynë kryesor do të jetë përmirësimi i rezultateve për të rivendosur besimin në ekipin kombëtar”.
“Jam i bindur se nëse rrisim guximin sportiv dhe dëshirën për të fituar ne mund të përmirësojmë rezultatet. Respektojmë kundërshtarin dhe shumë më shumë jemi të fokusuar në përgatitjet tona dhe sjelljen e përmbushjes së detyrimeve të kërkuara nga trajneri Angelovski”, tha Stjepanoviç.