Mario Mandzukiç është drejt largimit nga Juventusi dhe këtë e tregojnë faktet, sepse sulmuesi ka nuk ka marrë minuta këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. Një destinacion i mundshëm për të është Manchester United, mirëpo drejtuesit e klubit anglez duket se nuk kanë ndërmend që të japin pagë shumë të lartë në drejtim të kroatit.
Po ashtu, një tjetër alternativë për 33 vjeçarin, një mundësi është edhe Milani, me kuqezinjtë që kanë të gatshëm Piatek dhe Rebiç, por Mario do të ishte një armë më shumë për trajnerin Stefano Pioli. Të shohim nëse lojtari do mbetet në Serie A, apo së shpejti do të transferohet në ishull.