Adnan Januzaj ka marrë përgjigjen zyrtare nga klubi që zotëron kartonin e tij, Manchester United. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që lojtari të mos bashkohet me ekipin, por të ketë mundësi të gjejë një tjetër skuadër, ku futbollisti mund të luajë minutat e plota.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediet angleze, të cilat kanë shkruar, se Murinho nuk e ka në planet e tij 21-vjeçarin, i cili për momentin është i huazuar te Sunderland. Ndërkohë që thuhet, se për Januzajn opsioni më i mirë është Lyoni, i cili ka shfaqur interes për blerjen e kartonit nga Manchesteri. Kartoni i lojtarit thuhet se kushton më pak se 10 milionë funte.
Mesfushori prej kohësh ka pritur një përgjigje nga ekipi i tij për të vendosur më pas për të ardhmen. Pas këtij lajmi ai po mendon ofertën e fundit nga Lyoni për të mbyllur marrëveshjen brenda janarit.