Toby Alderweireld do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit. Mbrojtësi belg ka refuzuar rinovimine kontratës me klubin anglez dhe tashmë po mendon për skuadrën e re.
Mediat në Angli theksojnë që, Manchester United do të jetë skuadra e tij e re. Solskjaer e pëlqenë shumë mbrojtësin dhe drejtuesit e klubit do të paguajnë klauzolën e tij prej 30 milionë eurosh. Për mbrojtësin interesa ka dhe nga Interi dhe Juventusi, por duket se Manchester United është skuadra më avantazhuar për të nënshkruar me Alderweireld sezonin e ardhshëm.