Manchester United është duke menduar të zëvendësojë Paul Pogba. Francezi po kalon një moment jo të mirë me dëmtimet, megjithëse ofertat për të nuk mungojnë. Në këto kushte, drejtuesit nga Old Trafford po shohin mundësinë e blerjes së Saul Niguez, mesfushorit të Atletico Madrid.
Spanjollët nuk e lëshojnën lojtarin lehtë, teksa Daily Star shkruan se United është i gashëm të paguajë klauzolën prej 150 milion eurosh. Edhe pse në kohë krize prej Covid-19, United do t’i siguronte të ardhurat nga shitja e Pogba. Merkato që vjen pritet e nxehtë, teksa klubet kanë plane marramendëse sa i takon shifrave.