Manchester United u mund sërish në ndeshjen e parë në shtëpi në Champions League. Këtë herë skuadra angleze pësoi një humbje minimale 0-1 ndaj Barcelonës. Në fund të ndeshjes trajneri i ”Djajve të Kuq” komentoi ndeshjen dhe u shpreh se asgjë nuk është mbyllur pasi skuadra e tij e tregoi një gjë të tillë dhe në Paris.
“Duhet të kishim ngadalësuar lojën. Ishim shumë të shpejt në qarkullimin e topit. Pas 20 minutash kemi sistemuar lojën. Paraqitja ndaj PSG-së në Paris na jep shpresa që të besojmë akoma, edhe pse e dimë që përballë kemi një nga favoritët kryesor për fitim e Champions League”, tha ndër të tjera Ole Gunnar Solskjaer.