Merkato nuk ka ardhur ende por te Manchester United po bëjnë planet që tani. “Djajtë e kuq” duhet të afrojnë në skuadër Thomas Lemar, e kjo ka qënë dëshira e trajnerit Solskjaer.
Lojtari i Atletiko ka zhvilluar paraqitje të mira deri tani, gjë që ka ndikuar në rritjen e vlerës së tij. Simeone vështirë se do pranojë të privohet nga një lojtari i tillë, megjithatë Manchester United do tentojë.
Shpenzimet në vitet e fundit kanë qënë të mëdha, me klubin nga Manchesteri që nuk është kursyer për asnjë çast. Se çfarë do ndodhë,mbetet të shihet.