Manchester United kërkon me ngul mesfushorin e Chelsea, Willian.
Braziliani nuk u aktivizua për shumë minuta gjatë këtij sezoni nga Conte dhe tashmë po mendon largimin.
Sipas mediave britanike, Joze Mourinho po vëzhgon me vëmendje situatën e Willian, ndërsa është gati t’i bëjë një ofertë për të luajtur në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.
Nëse mesfushori brazilian do të pranonte të transferohej te United, ai do të ritakohej me Mourinhon, i cili i besoi shumë në kohën kur drejtonte Chelsea.