Në janar pritet që të hapet merkato përsëri, ku do t’i jepet mundësia ekipeve që të bëjnë përmirësimet e nevojshme në skuadër, pas mbylljes së fazave të para të kampionateve.
Një prej klubeve që nuk bëri një merkato të bujshme në verë është Manchester United, të cilët për pasojë janë duke vuajtur në këtë fillim sezoni të Premier League. Tekniku Solskjaer është duke vuajtur presionin e madh që po i bëhet nga mediat dhe tifozët pas rezultateve negative, megjithatë ka ai ka mbështetjen e plotë të drejtuesve deri më tani.
Pas problemeve të shfaqura “djajtë” priten të hidhen në sulm gjatë merkatos së janarit duke përmirësuar ekipin për të arritur objektivat e sezonit. Me Pogba në pikëpyetje për tu larguar, drejtuesit e United, kanë gati një ofertë prej 70 milion euro për talentin më premtues të Anglisë, mesfushorin e Ëest Ham Declan Rice.
Rice vlerësohet shumë në Angli, ku për atë pati një debat midis kombëtares angleze dhe asaj së Irlandës, pasi lojtari edhe pse kishte bërë tre prezenca me kombëtaren e Irlandës, u larguar për të luajtur me fanelën e Anglisë.