Manchester United e ka kërkuar me ngulm Frenkie de Jong nga Barcelona, që prej fillimit të merkatos së verës. Media SER nga Spanja tregon se mesfushori holandez është duke refuzuar që të largohen nga skuadra.
25- vjeçari ka shprehur dëshirën për të mbetur në Barcelonë, duke thënë se ndodhet në klubin më të madh në botë dhe ndjehet mirë.
Oferta e fundit nga United ka qenë rreth 60 milionë euro plus 20 milionë bonuse, por që është hedhur poshtë. Klubi katalans mendon që t’i konsiderojë ofertat, pasi të ofrohen të paktën 75 milionë euro, shumë që e paguan te Ajax për të marrë shërbimet e tij.