Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Manchester City “argëtohet” me modestët e Huddersfield. “Qytetarët” kanë kaluar një tjetër javë fantastike teksa kanë shpartalluar me shifrat 6-1 ekipin kundërshtar në shtëpi.
Sulmuesi argjentinas Aguero ka qenë protagonisti në “shfaqjen” e sotme teksa shënoi 3 herë, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Gabriel Jesus, David Silva dhe Terence Kongolo që shënoi autogol. Goli i nderit u shënua nga slloveni Jon Gorenc-Stankovic.
Skuadra e Guardiolës ka fituar dy takimet e para të Premier League dhe kërkon të fitojë të gjitha trofetë këtë sezon.