Mançester Junajtid humbi në Turqi kundër Fenerbahçes me rezultatin 2-1 në takimin e grupit A në Europa League.
Një humbje e hidhur për “djajtë e kuq”, ndërsa ai që ka gjetur ngushëllim në këtë disfatë ka qenë Ujen Runi, i cili realizoi golin e vetëm për anglezët në këtë përballje.
Sulmuesi i Mançesterit shënoi sot golin e 38-të në Europë me “djajtë e kuq”, duke u bërë golashënuesi më i mirë për Mançesterin në kompeticionet Europiane, duke kaluar Rud van Nistelroin.