Vllaznia ka nisur ditën e djeshme përgatitjet për pjesën tjetër të sezonit. Trajneri Hasan Lika nuk e ka pasur në dispozicion të gjithë skuadrën pasi disa lojtar kanë munguar. Mbrojtësi Renato Malota nuk është paraqitur në seancën e parë stërvitore duke shtuar akoma dhe më shumë zërat e merkatos. Mbrojtësi lezhjan kërkohet nga Kamza dhe trajneri Gjoka e dëshiron sërish në skuadër duke parë problemet e shumta në fazën mbrojtje.
Nuk dihet ende nëse lojtari dëshiron të largohet nga Vllaznia, por për të arritur të mbrojtësi lezhjan drejtuesit e Kamzës duhet të arrijnë marrëveshjen klubin shkodran pasi lojtari është nën kontrat. Në ditët në vijim pritet të zbulohet dhe e ardhmja e Malotës që nuk do ta përjashtonte një rikthim në Kategorinë Superiore. Vllaznia do të zhvillojë minifazën përgatitore ashtu siç ka bërë edhe kur ishte në Superligë, ekipi pritet të zhvendoset ne Ulqin, ndërsa trajneri Lika ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrime në merkato për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit.