Klubi i Milanit nuk po gjen qetësi teksa objektivat e këtij sezoni për kuqezinjtë janë në rrezik. Pas humbjes në derbi ndaj Interit 4-2, stoli i trajnerit Pioli u “lëkund” seriozisht teksa filluan zërat për shkarkimin e tij. Por ishte vetë drejtori i Milanit, Paolo Maldini ai i cili qetësoi situatën pas daljes në media duke mbrojtur Piolin të paktën deri në fund të sezonit. Por është e qartë se nëse Milan nuk arrin të shkojë në Champions League, Pioli nuk do të konfirmohet në stolin e kuqezinjve.
E ardhmja e stolit të Milanit ka përlasur Gazidis me Maldinin dhe Boban. Ëndrra e dy ish futbollistëve të Milanit është Massimiliano Allegri, ndërsa Gazidis mendon për një trajner me kosto të ulët si Rangnick nga Gjermania. Por Maldini ka kundërshtuar fortë për ardhjen e teknikut gjerman, pasi nuk e sheh si profil të përshtatshëm për klubin. Ndërsa Gazidis nuk do të shpenzojë dhe të paguajë rrogën e lartë të Massimiliano Allegri.