Malaga ka bërë befasinë e javës në La Liga.
Malaga në “La Rosaleda” ka arritur të mposhtë Barcelonën, 2-0, në kuadër të javës së 31-të të La Ligas.
Ramirez në minutën e 32-të dhe Jony në minutën e 90-të, shënuan golat për fitoren e Malagas.
Nga minuta e 65-të, Barcelona luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Neymarit.
Kjo humbje, e lë Barcelonën tre pikë larg Realit, e më e keqja është se skuadra e Luis Enrique ka edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.